Majko: Presidenti i zgjedhur duhet t’i lërë mënjanë “bombat”
Edhe deputeti socialist Pandeli Majko shprehet thellësisht i shqetësuar për deklarimet dhe protagonizmin e njëanshëm të presidentit të zgjedhur, Ilir Meta.
Sipas tij akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë.
Majko thotë se ato habisin të huajt, fyejnë vendin dhe degradojnë marrëdhëniet politike.
“
Presidenti i zgjedhur duhet ti lërë mënjanë “bombat” për mosdekretim qeverish dhe armatosjen e popullit… Si rregull, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale por detyrime kushtetuese”
–thotë Majko..
Sipas Majkos kritikat e një presidenti të sapozgjedhur për kryeministrin e vendit të tij nuk lexohen së pari në mediat fqinje pasi ai përfaqëson unitetin kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët.
Tv Klan