Majko takim me Eduard Nikson – (29 Korrik 1999)


Majko takim me Eduard Nikson – (29 Korrik 1999)

22:02 29/07/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Qeveria Shqiptare i ka deklaruar sot zyrtarisht kompanisë së fuqishme amerikano-kanadeze Rasell Matell koncensionet për të gjitha minierat e industrisë së bakrit në zonën verilindore të Kalimashit. Në takimin me kryeministrin Majko drejtuesit e kësaj kompanie theksuan se do të investojnë rreth 75 milion dollarë për ta nxjerrë industrnë shqiptare të bakrit nga prapambetja nëpërmjet futjes në përdorim të teknologjisë bashkëkohore.

Gjithashtu kompanitë amerikane kanë përfituar nga qeveria shqiptare edhe koncensionet për të gjitha minierat në shfrytëzim dhe jo në shfrytëzim të industrisë së kromit. Pas miratimit nga parlamenti në muajin shtator kompanitë amerikane do të nisin menjëherë investimet në industrinë e bakrit dhe të kromit.

Ndërkohë pas takimit një prej drejtuesit e kompanisë amerikane Eduard Nikson, vëllai i ish-presidentit të shquar amerikan Richard Nikson ushpreh se:

Eduard Nikson:- “Ne kemi ardhur këtu për të kryer investime serioze në rrugë, miniera dhe telekomunikacione që do të hapin vende të reja pune. Megjithatë vijoi Nikson ne duhet të trajnojmë profesionalisht fuqinë punëtore shqiptare për tju përshtatur metodave të reja të punës dhe teknologjisë bashkëkohore”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme