Majko takim me hetuesit e Hagës – (14 Maj 1999)


Majko takim me hetuesit e Hagës – (14 Maj 1999)

21:46 14/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ende pa përfunduar konflikti në Kosovë qeveria shqiptare ka kërkuar sot nga bashkësia ndërkombëtare jo vetëm dënimin e Millosheviçit dhe bashkëpunëtorëve të tij para gjykatës së Hagës për krime kundër njerëzimit por edhe detyrimi ndaj shtetit serb për pagimin e vendeve të luftës.

Këtë kërkesë kryeministri Majko ja ka paraqitur shefit të hetimeve për krimet në Kosovë Denis Miler. Gjenerata serbe ka thënë Majko para se të mendojnë për rindërtimin e vendit të tyre duhet të mendojnë për të paguar atë çka po bën tani regjimi i Millosheviçit në Kosovë.

Në kujtesën historike është më e qëndrueshme ajo lloj drejtësie që paguhet theksoi kryeministri Majko. Shefi i misionit të gjykatës së Hagës ka deklaruar se po mblidhen prova duke bashkëpunuar me prokurorët shqiptarë dhe se hetimet do të përfshijnë të gjitha nivelet e hetimit serb./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme