Majko takim me kongresmenët – (17 Prill 1999)


Majko takim me kongresmenët – (17 Prill 1999)

23:27 17/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kongresi Amerikan ka dërguar njerëzit e tij për të parë gjendjen direkt në terren. Dy nga kongresmenët më të njohur amerikanë Stivens dhe Yong, të shoqëruar nga një grup kolegësh të tyre kanë takuar sot veç Majkos edhe Islamin, Ulqinin e Lakrorin.

Sipas burimeve zyrtare qëllimi i ardhjes së tyre në SHqpëri është verifikimi i gjendjes pas shpërthimit të krizës së rëndë humanitare dhe fiksimi i pikave në të cilin Uashingtoni mund të jetë edhe më tej aktiv. Ngjarjet e rënda në Kosovë dhe kufijtë verilindor të Shqipërisë, zgjerimi i hartës së vendstrehimeve të të ardhurve dhe roli i UÇK-së dhe i faktorit politikë shqiptar duket se janë pikat e bisedës që vazhdoj një orë. Komenti i Majkos lidhur me këtë vizitë ishte ky.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Miqtë tanë po na gjenden në krah në ditë të vështira. Dhe janë pikërisht ata që quhen miq të vërtetë. Asnjëherë më parë në Shqipëri nuk kanë ardhur kaq kongresmenë. Asnjëherë më parë politika ndërkombëtare nuk ka qenë kaq e interesuar për shqipërinë. Jam i bindur se kemi një përkrahje sa mund të jemi optimist për të ardhmen”./tvklan.al






Të ngjashme