Majko takim me parlamentarët kosovarë (26 Janar 1999)
“Nga mosbashkëpunimi kemi kaluar në bashkëpunim për të mirën e kombit.” Me këto fjalë Kryeministri Majko u është drejtuar parlamentarëve kosovarë të kryesuar nga Idriz Ajeti. Majko ka këmbëngulur në krijimin e një grupi negociator për t’u përfaqësuar para bashkësisë ndërkombëtare me një zë të vetëm. Të njëjtat mendime parlamentarët kosovarë kanë shkëmbyer edhe me liderin demokrat Berisha. Ata vlerësuan rezolutën e përbashkët për Kosovën të miratuar nga të gjitha partitë politike shqiptare./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame