Majko vizita në Maqedoni, takimi me Thaçin – (18 Qershor 1999)


Majko vizita në Maqedoni, takimi me Thaçin – (18 Qershor 1999)

22:03 18/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Me ftesë të kryeministrit Gjeorgjevski, kryeministri Pandeli Majko i shoqëruar dhe nga ministrat Paskal Milo e Ulqini zhvilloi një vizitë zvilloi një vizitë të shkurtër zyrtare në Maqedoni. Në aeroportet e Shkupit për ta pritur kryeministrin shqiptar kishtë dalë kryeministri Gjeorgjevski dhe anëtar të kabinetit të tij. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes nisi edhe axhenda e ngjeshur e takimeve dypalshe.

Në selinë e qeverisë të dy kryeministrat zhvilluan së pari një takim kokë më kokë me njëri-tjetrin, ndërkohë që po të njëjtën gjë bënë edhe ministrat e jashtëm Milo e Dimitrov. Në deklaratën për shtyp dhënë nga dy kryeministrat u tha se dy vendet tona duhet të hedhin hapa të përbashkëta për përballimin e situatës, për përfshirjen në paktin e stabilitetit si dhe përfshirjes në të të Malit të Zi dhe të Kosovës.

Kryeministri Majko theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar impaktin pozitiv të krijuar në marrëdhëniet me Naton, administratën amerikane rakorduar me vendet e BE. Gjithashtu ai tha se është e rëndësishme gjetja e një gjuhe për projekte të përbashkëta rajonale, që do të ndikoj në forcimin e stabilitetit të rajonit. Të dy kryeministrat u shprehën për mbështetje të qeverisë së Kosovës nga Hashim Thaçi.

Takimi i dytë që zhvilloi Majko ishte ai në kuvendin e Maqedonisë, ku u pritë nga kryetari i këtij kuvendi Klimovski. Në këto bisedime u theksua fakti se mbyllja e konfliktit në Kosovë shënon dhe një kohësisht dhe çeljen e një procesi të ri historik bashkëpunimi. Më pas delegacioni shqiptar i kryesuar nga Pandeli Majko u prit nga presidenti Gligorov.

Presidenti Gligorov në takim me kryeministrin shqiptar vlerësoi marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes dy vendeve. U diskutua rreth procesit të kthimit të kosovarëve në shtëpitë e tyre si dhe të nisjes së rindërtimit të Kosovës. Kryeministri Majko shprehu mendimin e qeverisë për një prezencë afatgjate të Natos në rajon si garante e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Para takimit me ta Majko pati një takim kokë më kokë me Hashim Thaçin.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Konkluduam atë detyrim të madh që kemi përpara njerëzve tanë, përpara atyre që quhen shqiptarë. Për ti dhënë të drejtën faktorit shqiptar të kudo ndodhur për të qene krenarë për këtë moment tepër të veçantë historik. Tanime i takon mikut tim Hashimit të zbresë ashtu siç e meriton në Prishtinë, së bashku me qeverinë e tij të drejtojë Kosovën. Këtë lajm të mirë edhe përkrahje njëkohësisht unë pata rastin ta ndaj edhe me Kryeministrin e Maqedonisë Gjeorgjevski dhe shpresoj që Shqipëria, Maqedonia, Kosova edhe Mali i Zi të jenë faktore të rinj të një Ballkani të ri në paqe dhe stabilitet”.

Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës:- “Qeveria Shqiptare ka luajtur një rol shumë konstruktiv në zhvillimet në Kosovë. Qeveria Shqiptare mund të luajë dhe do ta luajë nje rol shumë të rëndësishëm edhe në transformimin e tanishëm në Kosovë, në transformimin e institucioneve të Kosovës. Po ashtu Qeveria Shqiptare ka ndihmuar dhe po ndihmon edhe në kthyerjen e të gjithë të shpërngulurve në Shqipëri, Maqedoni. Dhe takimi i sotëm me zotin Majko ishte një takim pune, një takim i cili do të kontribuoje në kthimin e shpejtë të deleguarve. Qeveria e Maqedonisë ka mbajtur dje një qëndrim korrekt, një qëndrim që u pa edhe me njohjen reciproke qeveritare Qeveri e Kosovës, Qeveri e Maqedonisë dhe besoj se këto kontakte do të vazhdojnë në të ardhmen. Është bërë një hap përpara sepse sot kemi Qeverinë në Kosovë, se është kthyer në Prishtinë, punon atje, funksionon atje dhe besoj se do të kthehemi së shpejti./tvklan.al






Të ngjashme