Majko vizitë ne Itali me Papa Gjon Pali II dhe qeveritarët italianë 16 Janar 1999)


Majko vizitë ne Itali me Papa Gjon Pali II dhe qeveritarët italianë 16 Janar 1999)

09:00 16/01/1999

Kryeministri Pandeli Majko ulet në tokën italiane për të tretën herë. Vizita ishte parashikuar në dy pjesë, vizita tek Ati i Shenjte, Papa Gjon Pali II dhe vizita në nivelet politike italiane. Vizita tek Papa u zhvillua me dyer të mbyllura po sipas informacioneve Kryeministri Majko i ka kërkuar Papës shenjtërimin e Nënë Terezës dhe mundësinë për ngritjen e një universiteti katolik.

Takimi me politikën italiane filloi me një drekë të ofruar nga Dini dhe biseda është përqëndruar tek Kosova. Majko u takua me Kryeministrin Dalema dhe stafin e tij. Kryeministri Majko hodhi mbi tryezë ligjin për sekuestrimin e skafeve dhe kërkoi ndihmën italiane. Biseda u përqëndrua kryesisht tek Kosova.

Dalema siguroi homologun e tij se kufijtë e Shqipërisë janë të paprekshëm dhe se Beogradi nuk mund të hyjë në një aventurë të tillë. Në takimin me opozitën italiane Berluskonin, Finin, Kazinin, Majkos iu përmend fakti se në Shqipëri nuk po respektohen institucionet demokratike dhe opozita është jashtë Parlamentit./tvklan.al

Gazetar: Blendi Fevziu






Të ngjashme