Majko vizitë në SHBA (3 Shkurt 1999)
Nesër Kryeministri Shqiptar Pandeli Majko takohet me Presidentin Amerikan, Bill Klinton. Sipas burimeve zyrtare Majko do të bisedojë me Klintonin veçanërisht çeshtjen e Kosovës, takimin e përfaqësuesve kosovarë në Rambuje të Francës si dhe çeshtje të tjera të sigurimit e të zhvillimit në Shqipëri.
Sekretarja e shtetit Ollbrajt i ka kërkuar Senatit Amerikan të miratojë fonde të reja për një forcë paqeruajtëse amerikane në Kosovë, nëse konflikti zgjidhet në mënyrë paqësore. Në Bruksel NATO ka zhvilluar një mbledhje të anëtarëve të saj për të shqyrtuar mundësinë e një force paqeruajtëse për ndërhyrjen në Kosovë./tvklan.al
Gazetar : Altin Hazizaj