Makarona carbonara (Video)


Makarona carbonara (Video)

14:11 27/02/2019

Përbërësit:

320 gr pakeri

150 gr pançetë

100 gr parmigiano

100 gr pana

5 të verdha veze

2 karçiofi

1 qepë

Pak verë

Borzilok

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë dhe pasi të vlojë vendosim makaronat që të ziejnë. Pastrojmë karçiofit, i grijmë imët dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri e trumzë. Në një tjetër tigan skuqim fillimisht qepën dhe më pas pançetën, të cilën e kemi prerë në kubikë. Shtojmë në të pak xhinxher, pak nga uji i makaronave dhe në fund shtojmë to edhe karçiofit e skuqura. Pasi ziejnë bashkë të gjithë përbërësit, në tigan shtojmë makaronat dhe i lemë të ziejnë.

Në një gotë mikseri hedhim dy vezë të plota dhe 5 të kuqe, pak xhinxher, kripë, piper, panën dhe i përziejmë me mikser. Kremin e përgatitur e shtojmë po ashtu në tiganin e makaronave, i lemë në temperaturë të ulët në mënyrë që të lidhen të gjitha bashkë dhe janë gati për t’u shërbyer.

/tvklan.al  






Të ngjashme