Makarona me midhje (Video)


Makarona me midhje (Video)

14:25 26/06/2019

Përbërësit:

500 gr midhje

500 gr makarona

2 karota

2 kunguj jeshilë

1 avokado

1 baugette

1 domate

1 gotë verë të bardhë

1 qepë të ëmbël

1 degë selino

Hudhër

Majdanoz

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë dhe pasi të vlojë vendosim në të makaronat që të ziejnë me pak kripë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht hudhrat dhe trumzën, më pas shtojmë qepën, selinon, karotat, pjesën e farave të kungujve. Pasi të skuqen të gjitha bashkë, shtojmë domatet, majdanozin dhe midhjet. Në fund perimet dhe midhjet i përziejmë me makaronat e ziera. Ziejmë pjesët jeshile të kungujve për pak kohë dhe i vendosim në mikser, shtojmë avokadon, kripë, piper, vaj ulliri dhe i bëjmë krem. Edhe kremin e përgatitur e shtojmë tek makaronat me perime dhe midhje dhe janë gati./tvklan.al






Të ngjashme