Makarona me salçiçe dhe salcë
Përbërësit:
1 pako makarona të gjata, ose makarona të tjera
500 gr saliçiçe
1 qepë të madhe, e grirë
½ filxhan verë e bardhë
400gr. domate të grira
1/2 filxhan kafeje me vaj ulliri
5 lugë majdanoz të grirë
kripë, piper
Përgatitja
Në fillim presim salçicet në kubikë të vegjël dhe me pas i kalojmë në rende. Marrim një tenxhere me ujë dhe pasi të ketë zierë uji, hedhim makaronat. Më pas marrim një tigan dhe hedhim vajin e ullirit dhe pasi të nxehet, hedhim qepën dhe salçicet e grira. Pasi të kenë marrë pak ngjyrë i hedhim verën.
Shtojmë domatet e grira, kripën dhe piperin. Më pas i lemë për 20 minuta sa të ziejnë dhe pasi të jetë përgatitur salca në fund i hedhim dhe majdanozin e grirë.
Pasi makaronat të jenë zier dhe salca të jetë bërë gati e shtjemë në tenxheren ku janë makaronat dhe i përziejmë dhe më pas e shërbejmë në tryezë./tvklan.al