Makbule Çeço për refugjatët kosovarë (28 Mars 1999)
Makbule Çeço, Prefekte e Tiranës flet për masat që janë marrë për të sistemuar të ardhurit nga Kosova.
Makbule Çeço: Pritet që të ketë një valë ardhjesh ose fluks ardhjesh të refugjatëve dhe në Prefekturën e Tiranës. Për sonte është planifikuar ardhja e tyre dhe sistemimi në Komunën e Golemit, rreth 430 refugjatë për të cilët janë marrë të gjitha masat të sistemimit të tyre. Janë marrë masa me kohë, janë pajisur godinat me shtretër me batanije, me dyshekë, janë
marrë të gjitha masat për një jetesë normale. Në Prefekturën e Tiranës është ngritur komisioni pritës i të ardhurve nga Kosova i kryesuar nga Prefekti në përbërjen e të cilit janë kryetarët e Pushtetit Lokal, të Bashkisë, të Këshillit të Rrethit, Drejtorisë së Shëndetit Publik të Tiranës dhe të
rretheve përkatëse, ku do të veprojnë grupet përfaqësuese të këtij komisioni pritës si në këshillin e rrethit të Kavajës dhe në këshillin e rrethit të Tiranës. Banorët e Prefekturës Tiranës kanë shprehur gadishmëri për t’i pritur edhe në vatrat e tyre, në familjet e tyre.
Gazetarja: Nderkohë familjet tiranase që mund të presin refugjatë a do kenë ndihmë të veçantë nga shteti?
Makbule Çeço: Tani ne jemi mbështetur tek bujaria, nëqoftëse do të ketë kërkesa të kësaj natyre do të bisedojmë me organizmat përkatëse që po na ndihmojnë për të përballuar këtë fluks refugjatësh edhe nga ana materiale./tvklan.al
Gazetare : Ornela Bego