Makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeç


Makina përplas për vdekje fëmijën 3-vjeç

18:13 30/05/2016

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën dhe një grua mbeti e plagosur pasi u përplasën nga një automjet në zonën e Freskut në kryeqytet. Makina që drejtohej nga 21- vjeçari  Francesko Otobashi, ka përplasur fëmijën, sapo ajo ka dalë nga një market bashkë me një grua që e shoqëronte.

Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta në “Rrugën e Thesarit”. Menjëherë pas aksidentit, e mitura dhe e plagsoura janë dërguar për në QSUT. Mësohet se fëmija ka humbur jetën rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda. Ndërsa e plagosura, indentiteti i së cilës nuk dihet ende,  ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, 21- vjeçarin Françesko Otobashi dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Tv Klan

 






Të ngjashme