Makina bie në humnerë, 4 të plagosur
Të paktën 4 persona janë plagosur pasditen e së Premtes në Bulqizë, pasi makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga duke rënë në një lartësi prej 20 metrash.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50 në aksin e rrugës dytësore Krastë-Bulqizë.
Në aksident janë plagosur 45-vjeçari A.S. i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës dhe tri gra, respektivisht 42-vjeçarja D.M, e cila është transportuar me ambulancë drejt kryeqytetit dhe 44 vjeçarja Xh.K, e 32 vjeçarja V.K, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë, policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit me iniciale Y.H., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /tvklan.al