Makina bie në kanal, 2 të lënduar


Makina bie në kanal, 2 të lënduar

14:44 10/10/2016

Dy persona kanë mbetur të lënduar mesditën e sotme, pasi mjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në kanal në rrugën Shkodër – Velipojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 në fshatin Trush. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se mjeti Volksvagen me targa AA 437 OA ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Të lënduar kanë mbetur dy persona, ende të paidentifikuar. Ata janë transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia thotë se shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet të jenë bërë kushtet klimaterike.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme