Makina bie në Liqenin e Shkopetit
Polumbarë të Reneas nisën sot kërkimet për nxjerrjen e një automjeti nga liqeni i Shkopetit. Makina ishte parë nga banorë të zones, teksa doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e liqenit.
Pas zhytjes në 24 metra thellësi, polumbarët kanë gjetur makinën me targa të Lushnjes, pa persona në brendësi të saj.
Policia dyshon se, me këtë makinë mund të jetë bërë ndonjë vjedhje ose vrasje dhe më pas është hedhur në ujërat e liqenit.
Vetëm pak metra kësaj makine është gjetur edhe një mjet tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në liqen para dy vitesh pas një aksidenti rrugor.
Tv Klan