Makina bie nga 20 m lartësi, në gjendje të rëndë burrë e grua


Makina bie nga 20 m lartësi, në gjendje të rëndë burrë e grua

16:28 07/10/2021

Plagoset edhe shoferi

Një aksident me makinë ka ndodhur këtë të enjte në afërsi të fshatit Vërçun të Pogradecit.

“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga”, thuhet në një njoftim të policisë.

Gazetarja e Klan News në Korçë, Daniela Zisi, raporton se makina ka humbur kontrollin në një rrugë malore, duke rënë nga një lartësi rreth 20 metra.

Të plagosur kanë mbetur bashkëshortët Xhanina dhe Mariglen Hoxha, të cilët janë transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore. Dëmtime ka marrë edhe drejtuesi i mjetit Kastriot Guce, por ato janë të lehta.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme