Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua
Një 65 – vjeçar ka mbetur i lënduar këtë të hënë në Gjirokastër, pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe ra në një përrua.
Burime të policisë sqarojnë se ngjarja ndodhi në fshatin Jorgucat të këtij qyteti. 65 – vjeçari me iniciale P.Q udhëtonte me një “Benz”, me targa GJ 7594 A, kur humbi kontrollin e mjetit.
Për pasojë ai ka mbetur i lënduar dhe është nisur drejt spitalit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al