
Makina del nga rruga, humb jetën 11 – vjeçarja
Elbasan/ Një 11 – vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e së dielës, në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Cërrik –Papër, në fshatin Valas.
E mitura ishte pasagjere në një automjet Ford me targa AA 503 KN, kur makina ka dalë nga rruga, duke i marrë asaj jetën. 11 – vjeçarja e identifikuar vetëm me inciale M.Sh., banonte në Korçë.
Ndërkohë, si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur drejtuesi i mjetit, 54 – vjeçari me inciale A.H., banues në Sarandë, si dhe pasagjerët A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë dhe K.Sh., 74 vjeçe, banuese në Sarandë.
Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore./tvklan.al