Makina del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Murrizë të Lushnjes.
Burime paraprake bëjnë të ditur se si pasojë e daljes nga rruga të mjeti tip “Benz” me targa KV 2248 B ka humbur jetën një 23 – vjeçar me iniciale A.D, banues në Kuçovë.
I lënduar ka mbetur edhe një tjetër person, me iniciale M.P.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al