Makina del nga rruga, në gjendje të rëndë motër e vëlla
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Makina ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit J.D, 20 – vjeç dhe motra e tij, S.D 23 vjeçe. Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, por gjendja e tyre është e rënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje./tvklan.al