Makina del nga rruga, vdes shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në rrugën Elbasan –Cërrik, ku për pasojë gjeti vdekjen një person. Sipas informacionit të policisë, viktima është Spartak Çala, 40 – vjeç ka qene duke drejtuar mjetin tip “Renault”, kur mjeti doli nga rruga dhe u përplas.
Me gjithë ndihmën e dhënë nga kalimtare të rastit dhe nga policia, Çala nuk i mbijetoi dot aksidentit. Policia akoma nuk ka zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe pse dyshohet qe 40 – vjeçar ka qenë me shpejtësi./tvklan.al