Makina e së ardhmes
E konsideruar si e ardhmja e teknologjisë, EZ-GO synon të zëvendësojë linjat tradicionale të transportit privat dhe atij publik.
E projektuar nga Renault, kjo makinë elektrike do të transportojë pasagjerët me një shpejtësi maksimale prej 50 km/h, deri në destinacionin që ata dëshirojnë. Shefi i projektimit të EZ-GO, Laurens Van Den Acker, tha se e ardhmja e lëvizshmërisë do të jetë elektrike dhe autonome. EZ-GO është 5.2 m i gjatë, karikohet pa tel dhe ka një ekran numerik në pjesën e përparme dhe prapa. Ky mekanizëm gjithashtu mund të lëvizë në një pozicion të sigurtë në rastet e incidenteve të jashtëzakonshme në afërsi të tij. EZ-GO pritet të dalë në treg në vitin 2022. Klan Plus