Makina e shqiptarëve përfundon poshtë kamionit


Makina e shqiptarëve përfundon poshtë kamionit

17:15 22/07/2016

Dy shqiptarë janë aksidentuar në Limena, të Italisë. Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës 27 dhe 30 vjeç. Sipas mediave italiane makina e tyre është përplasur me një kamion.

Nga hetimet e para ata kanë qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe i kanë rënë kamionit nga pas.

Forca e goditjes ka qenë e madhe sa që makina ka përfunduar poshtë kamionit. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për t’i nxjerrë shqiptarët nga makina, vetëm pas heqjes së tavanit të makinës.

Gjendja shëndetësore e shqiptarëve është e rëndë, ndërsa mjekët nuk japin shpresa. Si drejtues i kamionit është ndaluar një 40-vjeçar rumun, i cili nga aksidenti nuk ka pësuar asgjë

./tvklan.al






Të ngjashme