Makina fluturuese del në rrugë


Makina fluturuese del në rrugë

10:10 05/11/2020

Ka trafik? Mund ta shndërrosh automjetin në helikopter

Kompani Sllovake Klein Viston teston për here të parë një automjet rrugor, i cili transformohet në një aeroplan për vetëm 3 minuta. Një makinë sportive fluturuese ka fluturuar rreth 450 metra në ajër, në kuadër të një prove në Sllovaki.

Pamjet e makinës fluturuese janë bërë publike nga vetë kompani, ku shihet në një pistë duke bërë xhiro rrotull saj. Më pas automjeti ndalon dhe fillon të hap krahët duke u përgatitur për të kryer fluturimin.

Ky është prototipi i pestë i makinës fluturuese, projektuesit e saj thonë se do të ishte i përshtatshëm për udhëtime gjatë kohës së lirë ose të jepet si një shërbim komercial taksie për njerëz të apasionuar për fluturimin.

Kompania Klein Viston nuk ka dhënë asnjë detaj mbi çmimin e automjetit fluturues, por ai mund të udhëtojë për rreth 620 milje. Ky model mund të shihet në ajër dhe në rrugë nga viti i ardhshëm. Një sfidë e vërtetë ka qenë edhe ekuilibri i peshës që kompania Sllovene ka ndërtuar për ta përshtatur si në rrugë por edhe si në ajër që të mundësohet një fluturim më produktiv.

Modeli me dy vende, i testuar këtë javë, peshon 1100 kilogram  dhe mund të mbajë një ngarkesë shtesë prej 200 Kilogram në fluturim. Mundësuar nga një motor 1.6 i BMW, motori i makinës ka një fuqi efektive prej 140 kuaj fuqi.

Makina fluturuese kërkon një pistë të paktën 984 metra për tu ngritur nga  toka drejt qiellit. Projektuesit theksojnë se ky model është projektuar në mënyrë që stabiliteti dhe kontrolli i makinës fluturuese të jetë i arritshëm për çdo pilot, pa ndonjë trajnim të specializuar.

Klan Plus






Të ngjashme