![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/05/newyork.jpg?fit=660%2C371&ssl=1)
Makina futet mes turmës, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur
Një person ka humbur jetën dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë u fut në mes turmës, në sheshit Times Square të New York -ut.
Autoritet kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa e gjithë zona është mbyllur. Imazhet e postuara në rrjetet sociale tregojnë njerëz të lënduar, të shtrirë në rrugë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit “humbi kontrollin” dhe ngjarja dyshohet të jetë aksidentale. Sipas CBS, nuk bëhet fjalë për një akt terrorist./tvklan.al