Makina i merr jetën kalimtarit (Foto)
Një burrë humbi tragjikisht jetën pasditen e kësaj të premteje, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:10 në Tapizë, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Viktima, sipas policisë, është një kalimtar 58-vjeçar me iniciale G.K, i cili banonte në këtë zonë. Ai u përplas nga një makinë BMW, në rrethana ende të paqarta. Siç mund të shihet nga këto foto të mbërritura në redaksinë tonë nga një qytetar, në rubrikën "Kallëzo",
automjeti në fjalë ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në kanal. Policia shoqëroi drejtuesin e makinës (me iniciale A.I) dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al