Makina përfundon në greminë, humb jetën një grua
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor të fshatrave Skuraj-Gallatë, në Kurbin.
Makina me targë MR2739A, me drejtues Astrit Gjoka, 39 – vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë, në shtratin e një përroi.
Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, Vera Gjoka, 40 – vjeç, e cila është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi nga veprimet hetimore, rezultoi se, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi./tvklan.al