Detaje/ Makina përfundon në kanal, dy të vdekur
Dy të vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci tragjik i një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në Fier-Hoxharë.
Burime nga policia lokale kanë thënë se automjet tip “Benz”, me targa AA 494 OB, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë.
Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, ndërsa pasagjeri tjetër është i plagosur, në gjendje të rëndë.
Policia thotë se aksidenti ndodhi pranë “Urës së Shënpjeterit”, nga pakujdesia e drejtuesit të mjetit dhe mungesës së sinjalistikës.
Për pasojë është mbytur drejtuesi i mjetit Emiljano Goxhaj, 36 vjeç dhe pasagjerja në vendin e parë Silvana Alushaj, 40 vjeçe. I plagosur ka mbetur 35-vjeçari Haziz Halilaj. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për gjetjen e shkakut të aksidentit. / tvklan.al