Makina përplas 14-vjeçarin

Foto ilustruese

Makina përplas 14-vjeçarin

09:04 18/07/2019

Një fëmijë 14-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Dedë Gjo Luli”, në kryeqytet.

Policia e Tiranës thotë se i mituri u përplas nga një makinë që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili u arrestua nga autoritetet.

Ndërsa i plagosuri u dërgua në spital dhe ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve./tvklan.al






Të ngjashme