Makina përplas 7 tifozë në Moskë
Një taksi ka përplasur shtatë tifozë në qendër të Moskës pranë Sheshit të Kuq. Tifozët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, raportojnë mediat ndërkombëtare, ndërsa drejtuesi i makinës është ndaluar nga policia.
Raportohet se të plagosurit janë tifozë meksikanë. Policia thotë se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe përplasi turmën e këmbësorëve. Shoferi është 28-vjeçar nga Kirgistani.
/tvklan.al