Makina përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës
Një aksident me pasojë vdekjen e një drejtuesi të biçikletës ka ndodhur në aksin rrugor të transballkanikes në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë mësohet se mjeti tip ”Ford”, me drejtues Arsjon.L., 22 vjeç, ka përplasur Hamza Muçën 57 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e përplasjes nga mjeti 57-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.
Ndërkohë si rezultat i reagimit të shpejtë të strukturave policore të Vlorës u bë e mundur ndalimi dhe kapja e shtetasit Arsjon.L., në vendin e quajtur pranë Kastratit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./
tvklan.al