Makina përplas burrin dhe largohet nga vendngjarja
Një burrë ka mbetur i plagosur rëndë këtë të hënë rreth orës 18:45, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, pasi u përplas nga një makinë. Sipas burimeve zyrtare, i lënduari është një 64 – vjeçar me iniciale D.D, banues në fshatin Krahës të Memaliajt.
Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit, sqaron policia, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti./tvklan.al