Makina përplas 3 kalimtarë, 1 i vdekur 2 të plagosur
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësori dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur paraditen e së hënës në Elbasan.
Sipas policisë, automjeti me targa AA 743 JA ka përplasur tre kalimtarë tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit. Një nga kalimtarët ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin Y.H., banues në Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./tvklan.al