Makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë për jetën 27 – vjeçari


Makina përplas motoçikletën, në gjendje të rëndë për jetën 27 – vjeçari

20:54 09/07/2016

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00, në aksin rrugor Ura e Gajdarit – Delvinë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, një makinë tip “Audi” me targa të huaja MNTH68, që drejtohej nga 23 – vjeçari Igli Seiti, ka përplasur 27 – vjeçarin Bledar Pula, banues në Delvinë, i cili udhëtonte me një motoçikletë me targë AAB739.

Sipas policisë, 27-vjeçari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur edhe pasagjeri i mjetit, Sh. Seiti babai i drejtuesit të makinës.

Edhe ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Policia shoqëroi 23 – vjeçarin, për të cilin po kryhen veprimet për arrestimit e tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. /tvklan.al






Të ngjashme