
Makina përplas një 5 – vjeçar
Një fëmijë 5 vjeç është aksidentuar nga një makinë ditën e premte. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 – Shkurti” në qytetin e Ballshit.
Sipas policisë, në timonin e makinës “Ford Focus”, ishte Migers Zeneli, një 18 – vjeçar nga Ballshi, i cili është arrestuar.
I mituri ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.
/tvklan.al