1 i vdekur e 3 të plagosur në tri aksidente


1 i vdekur e 3 të plagosur në tri aksidente

16:23 04/01/2018

Një i burrë i moshuar humbi jetën në një aksident në rrugën Cërrik-Elbasan. Në një tjetër aksident në Elbasan, një person mbeti i plagosur rëndë gjithashtu.

Në aksin Cërrik Elbasan, i moshuari 70-vjeçar, identiteti të cilit nuk dihet po kalonte rrugën në fshatin Kuqan, kur një makinë e mori para. I dëmtuari ndërroi jetë në spital.

Aksidenti i dytë ndodhi më herët në kryqëzimin e Unazës, kur një motoçikletë, tentoi të parakalonte me shpejtësi një makinë me të cilën u përplas. I dëmtuari u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, kurse drejtuesi i makinës u shoqërua në polici.

Ndërkohë në vendin e quajtur “Rotonda” në rrugën Maqellarë- Shupenzë, plagosën dy persona pasi një “Mercedez-Benz”, u përplas me një “Opel”.  Dy pasagjerët e mjeteve morën plagë. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan






Të ngjashme