
Emri/ Makina përplas për vdekje fëmijën
Një fëmijë 10-vjeç është përplasur për vdekje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjocaj, të qytetit të Peqinit.
Mësohet se 10-vjeçari Stivi Beqiri ishte duke kaluar rrugën, kur është përplasur një kamion, tip “Benz”, me targa LU 68 262. Kamioni drejtohej nga 40-vjeçari Xh. S, banues në Lushnjë.
Fatkeqësisht 10-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve./tvklan.al