Makina përplas për vdekje një grua
Një grua gjeti vdekjen pasditen e kësaj të premteje në Vlorë, pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:21, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Sodës”.
Sipas policisë, viktima është një grua 75-vjeçare e cila teksa lëvizte në këmbë u përplas nga një makinë me drejtues një 37-vjeçar.
Ky i fundit u shoqërua në polici, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tvklan.al