Makina përplaset me ciklomotorin, ndërron jetë 23-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari Renuart Pershkura ka ndërruar jetë pasi ciklomotori me të cilin ai udhëtonte është përplasur me një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Mamurras-Fushë Krujë në afërsi të një karburanti në Mamurras. Mësohet se i riu është nisur për në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’i shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./tvklan.al