Makina përplaset me kamionin, humb jetën një 25-vjeçare
Një vajzë humbi jetën këtë të shtunë në një aksident të ndodhur gjatë pasdites në fshatin Xibrakë, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Burime zyrtare të policisë thonë se në aksident u përfshirë një makinë Citroen nga Tirana dhe një kamion nga Maqedonia e Veriut.
Viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur 25-vjeçarja Flavia Gura, ndërsa një grua 37-vjeçare mbeti e plagosur. Të dyja ishin pasagjere në makinën që u përplas me kamionin.
Të paqarta janë rrethanat e këtij aksidenti. Policia thotë se ka nisur hetimet. Mësohet se ngjarja solli radhë të gjata automjetesh nga të dyja kahet e rrugës.
*Në njoftimin e saj paraprak për mediat, policia e Elbasanit tha se viktima ishte një grua 54-vjeçare. Por në reagim të mëvonshëm autoritetet saktësuan se në fakt bëhej fjalë për një vajzë 25-vjeçare./tvklan.al