Makina përplaset me murin, humb jetën një grua


Makina përplaset me murin, humb jetën një grua

09:27 31/07/2016

Një grua humbi jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një aksident në fshatin Sofratik të Gjirokastrës.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës, ndërsa mes të plagosurve është edhe një vajzë 17 – vjeçare e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një automjet tip Reno ku udhëtonte familja Xhoxhi është përplasur me murin rrethues të një lokali, në fshatin Sofratikë dhe për pasojë ka humbur jetën Tatjana Xhoxhi.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Tv Klan






Të ngjashme