Makina përplaset me këmbën e urës, 19-vjeçari dërgohet në spital
Një aksident automobilistik ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës në autostradën Tiranë-Elbasan.
Një makinë ka dalë nga rruga pranë rrethrrotullimit të TEG-ut dhe për pasojë është lënduar shoferi, një 19-vjeçar me iniciale E.K.
Mësohet se mjeti është përplasur me një nga këmbët e mbikalimit në Sauk. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të jetë bërë një pakujdesi në drejtimin e mjetit nga e shoferit.
Mësohet se i riu është dërguar në spital. Edhe pse përplasja ka qenë e fortë, fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit./tvklan.al