Makinat e bllokuara – (25 Maj 1999)


Makinat e bllokuara – (25 Maj 1999)

21:44 25/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shtohet kontrolli në qarkullimin rrugor. Çrregullsia e tij jo vetëm në ecje dhe mos zbatim rregullash reflekton dhe në mospasje të dokumentacionit të duhur. Naj e gjithë kjo ka çuar në forcimin e kërkesës së llogarisë më shumë nga kontrolli rrugor Tiranë.

Dy tre ditët e fundit kanë shënuar 90 numrin e makinave të bllokuara në pikën e bllokimit. Makinat e parkuara këtu kanë patur si arsye largim nga vendi i ngjarjes, shoferë të alkolizuar, pa taksë rregjistrimi dhe ajo që është më e përhershmja përdorimi i xhamave të errët, jo leje qarkullimi dhe vënia e targave fallso.

Afati i qëndrimit në këtë pikë bllokuese zgjat aq sa shoferët përkatës do të paraqesin dokumentat e munguara. Mjaft makina kosovare të bllokuara për qarkullim kanë rënë pre e këtij aksioni policie që është duke treguar ritmet më të larta në punën e bërë për pak ditë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme