Makinat e policisë – (9 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
10 makina për policinë shqiptare. Qeveria angleze vazhdon të ndihmoj uniformat blu me materiale ndihmëse logjistike. Pas ndihmave të mëparshme sot ambasadori i Mbretërisë Britanike në Tiranë Stivenes, i ka dorëzuar zv/ministrit të Rendit Publik Bajram Yzeiri, 10 fuoristrada me pajisjet e tyre ndërlidhëse. 5 makina do tju ndahen qyteteve kufitare si Kukësi, Elbasani apo Gramshi dhe 5 të tjera do tju jepen laboratorit kriminalistik në ministrinë e Rendit.
Ambasadori anglez tha qeveria angleze do të vazhdoj të ndihmojë institucionet shqiptare dhe konkretisht policinë. Ndërsa zv/ministrit ynë i Rendit Publik, duke falenderuar diplomatin anglez theksoi faktin se këto ndihma në këto momente janë të domosdoshme për policinë shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj