Makinat me numër të njëjtë shasie në hetim nga Prokuroria e Tiranës (16 Shtator 2000)
3 muaj më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, dha alarmin për rreth 30 mijë makina të importit të cilat dyshohen si të parregullta. Këtë e bën të ditur zëvendësprokurori i Tiranës, Kostaq Beluri. Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ndihmë Ministrisë së Rendit lidhur me hetimet mbi makinat e importit me të njëjtën numër shasie. Hetimet për këtë janë pezulluar derinë vendimin që do të marrë Ministria e Rendit për ekspertimin e disave prej tyre.
Makinat e huaja që kanë një numër të përsëritur shasie, filluan të shfaqen në muajin korrik, kjo bazuar në kallëzimin penaë bërë nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas kontrollit, rezulton makina me numër të njëjtë shasie, fakt ky që hedh dyshime mbi origjinën e pronësisë. Nga dokumentet rezulton se një pjesë e makinave vjen nga Perëndimi dhe hyjnë në Shqipëri nëpëmjet Portit të Durrësit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti