Makinën plot me kanabis, i riu thyen postbllokun e policisë
Automjetin e tij e kishte plot me kanabis, ndaj një 32-vjeçar nga Tirana me inicialet A.T nuk i ka qëndruar policisë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:30, të riut i është bërë me shenjë që të ndalojë, në një postbllok të ndritur nga policia tek “Kthesa e Luftinjës", në Memaliaj. Por ai i ka dhënë edhe më shumë gaz makinës, duke rrezikuar të shtypë efektivët e policisë. Pas një ndjekje për disa minuta, 32-vjeçari ka braktisur automjetin tip "Mazda" ,me targa AA 002 LJ, në lagjen numër 4 të qytetit Memaliaj. Pas kontrollit të ushtruar , në bagazhin e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua 10.3 kg kanabis./tvklan.al