Makron shpalos planin për rigjallërimin e vlerave liberale të BE


Makron shpalos planin për rigjallërimin e vlerave liberale të BE

23:56 17/04/2018

I ashpër dhe kritik u shfaq presidenti francez Emanuel Makron me grupimet politike ultra-konservatore që qeverisin një numër në rritje të vendeve europiane.

Kritikat ua shprehu eurodeputetëve në sallën plenare të Strasburgut, ku shpalosi planin për rigjallërimin e unionit, ku sipas tij po lihen në hije vlerat liberale.

“Nuk dua t’i përkas një gjenerate të përgjumurish që kanë harruar të kaluarën e tyre. Dua të jem pjesë e një gjenerate që zgjedh të mbrojë demokracinë. Shoh që ka një lufte civile europiane ku nacionalizmi dhe egoizmi qëndrojnë mbi atë çka na bashkon.”

Sytë kur dënoi atë që e quajti fenomen të magjepsjes ndaj joliberales i drejtoi nga eurodeputetët hungarezë e polakë, të qeverisura nga grupime euroskeptike nacionaliste. E duke shprehur vlerësimin për frymën liberale që po mbahet gjallë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Makron bëri thirrje që të mos hiqet dorë nga politikat miqësore ndaj refugjatëve dhe të huajve. Sipas tij, bashkëjetesa në harmoni mes grupeve të ndryshme shoqërore është ajo qe bën Europën unike në gjithë globin.

I ardhur në pushtet vitin e kaluar me një platformë të fortë pro-europiane, Makron u bëri thirrje votuesve tu rezistojnë qeverive autoritare synojnë ndarjen e Europës.

Tv Klan






Të ngjashme