Maks Haxhia: KQZ të kryejë detyrat që i cakton ligji (16 Shtator 2000)
Kandidati republikan për Bashkinë e Tiranës Maks Haxhia, ka deklaruar se në shumë zona nuk janë pasqyruar listat zgjedhore për grupe të tëra njerëzish. Shumica e njerëzve të paregjistruar tha Haxhia, janë republikanë. Konkretisht vijoi ai në hyrjen time janë lënë pa u regjistruar 18 familje.
Haxhia i ka kërkuar KQZ-së të kryejë detyrat që i ngarkon ligji. Gjithashtu Partia Republikane nisur nga deklarimet e fundit të Nanos dhe Berishës, ka kërkuar sot që të hiqet dorë menjëherë nga praktika të tilla të cilat synojnë rëndë pavarësinë e gjyqësorit dhe shkeljet e një fushate elektorale./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego