Makthi i nuses në ditën e dasmës, refugjati e “shpëton”
Vetëm pak para nisjes së ceremonisë së dasmës së saj, Jo Du pati një problem me fustanin e bardhë pasi u prish zinxhiri. Asnjë nga shoqërueset e nuses nuk dinin se si ta rregullonin.
Por fotografja, Lindsay Coulter, vuri re burrin që qëndronte pranë shtëpisë së tyre që e kishin me qira në Guelph, Ontario dhe i sugjeroi njërës nga shoqërueseve të nuses që të shkonte të kërkonte diçka për ta rregulluar.
Për fat të mirë fqinji, David Hobson, kishte mirëpritur në shtëpinë e tij një familje refugjate nga Siria, dhe Ibrahim Halil Dudu punonte si rrobaqepës për 28 vjet në Aleppo.
Menjëherë Dudu shkoi sëbashku me të birin te shtëpia e nuses dhe i rregulloi zinxhirin e fustanit të bardhë.
Ndërkohë Hobson është shprehur se, “familja siriane kishte vetëm 4 ditë në Kanada dhe nuk dinin asnjë fjalë në anglisht”. Ata kanë komunikuar me ndihmën e “Google Translate”.
Hobson shtoi se shtëpia dhe biznesi i Dudu-së ishin shkatërruar nga lufta në Siri para disa vitesh dhe më pas ato ishin transferuar në Turqi.
“Në Turqi u regjistruan si refugjatë. Për 3 vjet kanë pritur që të zhvendosen në një vend tjetër dhe më në fund Kanadaja i lejoi që të vinin”
, ka thënë Hobson.
“Kanadaja është vendi im tani. Isha aq i lumtur dhe i gëzuar. Më pëlqen të ndihmoj njerëzit kanadez, më buron nga zemra”-
tha Dudu për “CTV News”
.
Këtë moment nuk mund ta linte pa kapur fotografja, Lindsay Coulter, e cila u prek aq shumë sa që vendosi ta ndante imazhin në Facebook.
/tvklan.al